Web System

Current Status

Not Enrolled

Price

Closed

Get Started

Përshkrimi i programit

Ky program është ndërtuar për t’ju udhëhequr hap pas hapi në zhvillimin modern të aplikacioneve Web, nga bazat e Frontend-it deri te ndërtimi i një aplikacioni të plotë Full-Stack.

Në vend të ushtrimeve të izoluara apo teorisë së shpërndarë, programi ndjek një strukturë të qartë mësimi, ku çdo teknologji dhe koncept lidhet gradualisht me ndërtimin e aplikacioneve reale.

Gjatë programit, do të zhvilloni aftësitë tuaja në Frontend dhe Backend Development, duke mësuar jo vetëm si shkruhet kodi, por edhe si lidhen pjesët e ndryshme të një aplikacioni modern: ndërfaqja e përdoruesit, logjika e backend-it, databaza dhe autentikimi.

Programi fillon me HTML dhe CSS, vazhdon me JavaScript, ndërsa më pas kalon në teknologji moderne si React dhe Tailwind CSS. Në pjesën Backend do të punoni me Express.js dhe PostgreSQL, duke ndërtuar gradualisht një sistem të plotë Full-Stack.

Një pjesë qendrore e programit është projekti RestaurantIsta, ku njohuritë e fituara gjatë moduleve aplikohen në praktikë. Përmes këtij projekti do të punoni me frontend, backend, databazë, regjistrim, login dhe autentikim të përdoruesve.

Ky Framework është krijuar që t’ju ndihmojë të kaloni nga kuptimi i bazave të Web Development deri te aftësia për të kuptuar dhe ndërtuar aplikacione të strukturuara sipas mënyrës se si zhvillohen projektet moderne.

Temat dhe konceptet kryesore të programit përfshijnë:

  • HTML dhe struktura e faqeve Web
  • CSS dhe dizajnimi i ndërfaqeve
  • Responsive Web Design
  • Bazat dhe logjika e JavaScript
  • Manipulimi i elementeve dhe interaktiviteti
  • Testimi i aplikacioneve
  • Spring Boot dhe zhvillimi i aplikacioneve backend
  • REST API dhe komunikimi ndërmjet sistemeve
  • React dhe zhvillimi i Frontend-it modern
  • Components, Props dhe State në React
  • Tailwind CSS dhe ndërtimi i ndërfaqeve moderne
  • Express.js dhe zhvillimi i Backend-it 
  • PostgreSQL dhe puna me databaza
  • Regjistrimi dhe Login i përdoruesve
  • Authentication dhe menaxhimi i përdoruesve
  • Integrimi i Frontend, Backend dhe Database
  • Ndërtimi i aplikacionit Full-Stack RestaurantIsta