Nga njohuritë në praktikë. Nga projektet në përvojë profesionale.
Tani fillon një kapitull i ri në rrugëtimin tuaj si zhvillues softueri!
Në Web Internship Ecosystem, nuk do të mësoni vetëm se si ndërtohet një aplikacion. Do të përjetoni procesin e zhvillimit të softuerit në një mjedis të strukturuar profesional, ku çdo detyrë ju afron më shumë me mënyrën se si punohet në industrinë e teknologjisë.
Gjatë 3 muajve të praktikës, do të ndërtoni hap pas hapi një dyqan online modern, duke përdorur React, Tailwind CSS, JavaScript, GitHub dhe REST APIs.
Do të përballeni me sfida reale të zhvillimit, do të mësoni të zgjidhni probleme në mënyrë të pavarur dhe do të zhvilloni aftësi që shkojnë përtej shkrimit të kodit.
Çfarë ju pret gjatë këtij rrugëtimi?
12 sfida praktike: Zhvilloni funksionalitete reale, nga faqja kryesore deri te menaxhimi i produkteve dhe integrimi me API.
Përvojë me procese profesionale: Organizoni detyrat, menaxhoni kodin me GitHub dhe ndiqni një proces të strukturuar zhvillimi.
Zgjidhje problemesh: Mësoni të analizoni kërkesat, të gjeni zgjidhje dhe të merrni përgjegjësi për punën tuaj.
Mentorim dhe mbështetje: Përfitoni nga sesionet javore të mbështetjes dhe udhëzimet e ekipit MakerMinds.
Një projekt për portofolin tuaj: Në fund të rrugëtimit, synimi është të keni ndërtuar një aplikacion që demonstron konkretisht aftësitë tuaja.
Gati për sfidën?
cKëtu nuk ka rëndësi vetëm sa dini sot, por çfarë do të jeni në gjendje të ndërtoni nesër.
Çdo detyrë e përfunduar, çdo problem i zgjidhur dhe çdo funksionalitet i zhvilluar është një hap përpara drejt karrierës suaj.
Mirë se vini në ekip!
Le ta kthejmë atë që keni mësuar në diçka që funksionon vërtet.
Let’s build something real!
Login
Accessing this course requires a login. Please enter your credentials below!